Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla me anë të një statusi në “Facebook” ka shpërndarë mesazhin e ambasadës amerikane, e cila mbështet zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Balla nënvizon se PS është në anën e duhur të historisë më ngritjen e institucioneve të reja të Drejtësisë, duke çuar Shqipërinë në rrugën europiane.

  • foto galeri

Postimi i Taulant Ballës:

Në krahun e duhur të historisë,

në ngritjen e institucioneve të reja të Drejtësisë,

në rrugën Europiane të Shqipërisë??????

Sot Kuvendi përmes votës së 105 deputetëve?, pas propozimeve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, përmbylli procesin e zgjedhjes së dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së re Kushtetuese. Tashmë me pesë anëtarë Gjykata Kushtetuese.

Sot mori përgjigjen e fortë (të radhës) nga Kuvendi kushdo që është përpjekur prej tre vitesh ta pengojë zbatimin e Reformës në Drejtësi.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb