Deputeti i PD Edi Paloka, në një intervistë me Skype në News 24 ka komentuar zgjedhjen e drejtuesve politikë të Partisë Demokratike.
Paloka theksoi se drejtuesit politikë të zgjedhur nga PD kanë përvojë në organizimin e fushatave. Ai tha se opozita ka përballë një diktaturë, duke shtuar se PD do të tentojë fitoren.
Edi Paloka: Drejtuesit politikë të PD në qarqe kanë përvojë në organizimin e fushatave dhe janë përfaqësues të bashkimit të partisë. Në zgjedhjet e fundit gjithçka ishte kundër PD-së. Nuk ka as të fituar e as të humbur në këto 12 vite. Në zgjedhjet e fundit u bë një masakër zgjedhore. Sa të jetë Rama në qeveri, është iluzion të mos mendosh se ai nuk do përdorë të gjitha metodat për manipulim zgjedhjesh.
Pikësynimi ynë është që t’ju japim qytetarëve zgjedhje të lira. Rama përmendi dhe zgjedhjet e 1997, kur ne e dimë si ishin ata zgjedhje. Rama nuk plotëson kërkesat e ODIHR, jo më të opozitës. Rama ka pasur qeverinë më skandaloze në Shqipëri. Është diktaturë, por ne do tentojmë të fitojmë.
(Balkanweb)