ELBASAN-Partia Demokratike e Elbasanit denoncon procesin e zgjedhjes së kryetareve të rinj të fshatrave, që sipas kësaj force politike, po kryhet në shkelje të ligjit, duke lenë jashte procesit Këshillin Bashkiak. Reagon Bashkia e Elbasanit, e cila deklaron se procesi është miratuar në Këshill, por PD nuk ka shfaqur interes për të qenë pjesëmarrës.
Zgjedhja e kryetarëve të rinj të fshatrave në Elbasan po kryhet në shkelje me ligjin e në mungesë të transparencës.  Akuza vjen nga partia demokratike në këtë zonë, sipas së cilës jashtë procesit po lihet Këshilli Bashkiak.  Kreu i selisë blu Aurel Bylykbashi i shoqëruar nga kreu i LZHK, Ismail Çala theksuan se nuk i njohin krerët e rinj të fshatrave.

Nga ana tjetër, në një sqarim për mediat, bashkia e Elbasanit thekson së Këshilli Bashkiak ka miratuar procedurat për zgjedhjen e kryetareve të fshatrave në mbledhjen e datës 23 Shtator 2015 dhe se nuk ka pasur interesim nga Këshilltarët e Djathtë për të qenë pjesë e këtij procesi.  Sipas bashkisë, procesi i zgjedhjes se kryetarëve të fshtarave është ndërprerë 2 javë më parë nga kryebashkiaku Sejdini në pritje të daljes së ligjit të ri për pushtetin vendor.


(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: