TIRANE- Mazhoranca ka zgjedhur sot mes tensionesh kryeprokuroren e re të përkohshme, Arta Marku, e cila do pasojë në këtë detyrë Adriatik Llallën. Arta Marku u zgjodh pas një votimi të fshehtë me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim.
Në një reagim në Facebook, PD thotë se Parlamenti ka shkelur Kushtetutën duke zgjedhur një Kryeprokurore në varësi të Ramës.
“Parlamenti duke shkelur Kushtetutën dhe duke emëruar Prokurorin e Përgjithshëm ne varësi te Edi Rames!”- thuhet në reagimin e PD.
(d.d/BalkanWeb)