Në prag të nisjes së duelit të fundit për Ligën e Kombeve, ndaj Ukrainës, foli edhe ish-bomberi i Kombëtares, Erjon Bogdani. Në prononcimin e tij, Bogu analizoi këtë duel, teksa u shpreh:
“Mënyra si luan Silvinjo ndikon te golat. Kësaj Kombëtareje i mungon faza sulmuese. Grupi është i fortë, i hekurt, sot do ta quaja si një finale. Sot do ta shikojmë sa e pjekur është kjo skuadër. Duhet të tregohemi më të kujdesshëm në mbrojtje dhe të sulmojmë. Një ndeshje për ta fituar. Zgjedhja e Muçit është e duhura, publiku do ta shikojë. Mendoj se Bajrami mund të ketë shpenzuar shumë”, deklaroi Bogdani