TIRANE- Kryeministri Edi Rama ripërsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri, ndërsa nënvizoi se PS-LSI ka të drejtën e gjetjes së kandidatit që do zëvendësojë Bujar Nishanin.

Në një komunikim për gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit, kreu i qeverisë tha koalicioni do gjejë një zgjidhje të duhur për t’u dhënë shqiptarëve një president dinjitoz.

“Ju kam thënë dhe e përsëris se i takon këtij koalicioni dhe në radhë të parë aksit strategjik PS-LSI, që të përcaktojë në këto moment se kush është zgjedhja më e mirë dhe natyrisht në vullnetin e plotë për ty hapur dhe ndaj të gjithë palëve të tjera që t’i japim vendin një presidenti dinjitoz dhe sa më përfaqësues, ku kush më shumë e kush më pak gjithsecili do jap kontributin e vet.”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: