Pas votimit në Kuvendin e Shqipërisë të Presidentit të ri të vendit, Bajram Begaj, zyrtarë të shumtë i kanë shprehur urimet e tyre për detyrën e re të kreut të shtetit.
Ministri Arben Ahmetaj në një postim në Facebook, ka uruar Presidentin e ri duke i shprehur suksese në detyrën e rëndësishme.
“Urime dhe suksese në detyrën e rëndësishme Presidentit të ri të Republikës, z. Bajram Begaj”, shkruan Ahmetaj.