Mbrëmjen e djeshme u votua qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, kryeministër i së cilës do të jetë Hristijan Mickoski.

Komisioneri Europian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësie, Oliver Varhelyi, ka Mickoskin për postin e ri.
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka shkruar se pret të bashkëpunojë me qeverinë e re për të avancuar rrugën europiane të shtetit.

“Urime kryeministrit Mickoski dhe anëtarëve të Qeverisë së re! Mezi pres të punoj shpejt me ju për të avancuar rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Varhelyi në një mesazh urimi të publikuar në rrjetin social “X”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: