Wayne Rooney, ish-futbollisti i njohur, është shprehur i habitur nga zgjedhja e Federatës së Anglisë për t’i besuar pankinën trajnerit gjerman Tomas Tuchel. Ai, thotë se priste që në stol të ulej një teknik anglez.

“Është një surprizë. Ai është një menaxher shumë i mirë, por jam i befasuar që FA e zgjodhi atë.

Gjatë 10-15 viteve të fundit, Federata ka ndërtuar një platformë të shkëlqyer për menaxherët e rinj anglezë, ndaj prisja që ata të zgjidhnin dikë nga shtëpi. Por, siç thashë, ata e kanë marrë këtë vendim dhe i uroj gjithë të mirat. Shpresoj që ai të bëjë mirë për kombëtaren”- tha Rooney.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb