Pas më shumë se 10 ditësh që nga zgjedhja e Armando Dukës për herë të 5 në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit vijojnë urimet nga kolegët e federatave të tjera.

Së fundmi janë Serbia, Spanja dhe Çekia të cilat kanë uruar Dukën për zgjedhjen në krye të FSHF-së.

FEDERATA SPANJOLLE E FUTBOLLIT

Kreu aktual në detyrë i Federatës Spanjolle të Futbollit, z.Juan Luis Larrea në urimin e tij drejtuar Presidentit Duka, ndër të tjera shkruan: “Më lejoni që në emrin tim dhe të Federatës spanjolle të futbollit të përcjell urimet më të sinqerta. Rizgjedhja juaj edhe për katër vitet e ardhëshme reflekton një cilësi në punën tuaj në këto vite, por edhe një menaxhim shumë të mirë prej jush dhe skuadrës që drejtoni për zhvillimin e futbollit në vendin tuaj. Jam gjithashtu i sigurtë që do të vazhdoni të punoni po në këto nivele për futbollin e vendit tuaj. Ju uroj shumë sukses dhe vazhdim të raporteve shumë të mira mes dy federatave tona”,- citon z.Larrea në emër të Federatës spanjolle të futbollit.

urimi-i-spanjes-per-fshf

FEDERATA SERBE E FUTBOLLIT

Një urim për rizgjedhjen e Presidentit Duka në krye të FSHF-së, ka ardhur edhe nga Federata e Futbollit të Serbisë. Presidenti i saj, z.Slavisa Kokeza, citon: “Kam kënaqësinë që t’ju përcjell personalisht, si dhe në emër të Federatës së futbollit të Serbisë, urimet më të sinqerta për rizgjedhjen tuaj. Ju urojmë ju çdo sukses në aktivitetet tuaja të ardhëshme, për të mirën e lojës tonë favorite, futbollit. Mbetemi gjithmonë të angazhuar për vazhdimësinë e raporteve të mira mes dy federatave tona”,- shkruan presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, z.Slavisa Kokeza.

urimi-i-serbise-per-fshf

FEDERATA E FUTBOLLIT TË REPUBLIKËS ÇEKE

Presidenti i Federatës së Futbollit të Republikës së Çekisë, z.Martin Malik, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, z.Rudolf Repka kanë përcjellë sot mesazhin e tyre të urimit për mandatin e ri drejtues të z.Duka edhe për katër vitet e ardhëshme, teksa shkruajnë: “Më lejoni që në emër të Federatës së futbollit të Republikës së Çekisë t’ju përcjell urimet më të sinqerta me rastin e rizgjedhjes tuaj si President i FSHF-së. Dëshirojmë sa më shumë sukses dhe prosperitet për ju, jo vetëm në aktivitetet e futbollit, por edhe në jetën tuaj personale”,- përfundon urimi i krerëve të futbollit në Republikën e Çekisë.

urimi-i-cekise-per-fshf

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb