Ish-deputetja demokrate, Grida Duma, ka folur në emisionin “Kjo Javë”, në News 24, për aksionin e radhës të opozitës. E pyetur nga gazetarja Nisida Tufa se kur do të shohim rezultate nga opozita, ish-deputetja u shpreh se tashmë është arritur një vetëdijësim i lartë se pushteti i Ramës i bën keq shqiptarëve.

“Situata nuk është e njëjtë, kemi momentin më të lartë të vetëdijësimit, që pushteti i Ramës i bën keq shqiptarëve. Opozita gjithë betejën nuk po e bën për pushtetin e saj. Po tregojmë qartësisht se e nisëm këtë betejë për votën e lirë dhe nuk u tërhoqëm në asnjë çast. E kemi pasur të vështirë të depërtojmë në veshët dhe mendjet e njerëzve. Që nga shkurti deri tani janë disa muaj, nga momenti në të cilin shqiptarët mendonin se paratë e zeza nuk mundeshin dot. Në këto pak muaj qëndresë, sot kemi arritur në shkallën e parë, mund ta quajmë të dytën, që ky Rama nuk është njeriu që kamuflohet pas kamerave. I është çjerrë maska. Unë nuk them që 85% e qytetarëve janë votues të opozitës, por ama tregojnë se ata kuptuan që beteja për këtë sistem të rrënuar ishte mospjesëmarrja”, tha Duma.

Ju thoni “Rama iku”, por ai nuk ka ikur, si do ikë ai?

Do ikë me votën e lirë. PD dhe opzoita do vijnë në pushtet nëpërmjet votës. Nëse qytetarët kanë bindjen se përpjekja e Ramës është të mbahet me zor në karrigen e kryeministrit, padyshim që kjo është një hap më tej. I takon opozitës të veprojë, në ndërtimin e një sistemi. Sot mazhoranca e shqiptarëve nuk e shohin Ramën si kryeministër.

Meta dekreton 13 tetorin për zgjedhjet, a nuk është mundësi e mirë kjo datë?

Arsyeja pse thuhet që Rama s’duhet të jetë kryeministër, pasi ikja e tij është valvula që ne do ndërtojmë një sistem të pakapur. Nuk është kryeministri, por Edi Rama në këtë rast. U vërtetua sa lidhje kishte krijuar me bandat kriminale për të ardhur në pushtet. U provua që ky njeri e ka mbajtur pushtetin me grupimet kriminale, derisa arritëm që Holanda të kërkojë rikthimin e vizave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb