SHKODËR

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi mbështet vendimin e Presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve vendore. Deklaratën kryebashkiakja e bëri pas pjesëmarrjes së saj në panairin e artizanatit dhe zejtarisë në Shkodër.

Pavaresisht kembenguljes se kryeministrit Rama se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor Ademi tha se s’do e leshojë zyrën e saj pasi çdo vendim tjetër pas atij të Presidentit është i jashteligjshëm.

Deklaratën e saj në media lokale pak dite më parë se do të kishte dëshirë të gjuante me molotov por nuk di ta bëjë një gjë të tillë e sqaroi duke thënë se molotovi dhe mjete të tjera në protesta përdoren në mënyrë që zëri i opozitës të  dëgjohet.

Kryebashkiakja Ademi u shpreh se është momenti që qeveria dhe kryeministri Rama të reflektojnë duke u tërhequr dhe duke dëgjuar zërin e opozitës së bashkuar dhe qytetarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb