Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj përmes një statusi në profilin e tij në “Facebook” ka shprehur qëndrimin e tij pas shpalljes të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të vendit.

Haradinaj tha se partitë politikë në veri duhet të hyjnë në zgjedhje, ndërsa shtoi se qytetarët duhet të dalin masivisht në zgjedhje.

Statusi i Haradinaj:

Pas vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, për shpalljen e zgjedhjeve në Komunat e Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, dhe Mitrovicë e Veriut, ftoj subjektet politike të cilat garojnë në zgjedhjet e 19 Majit 2019, ta shfrytësojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të përfaqësuar interesat e qytetarëve, duke marrë pjesë në këto zgjedhje.

Gjithashtu ftoj qytetarët e këtyre Komunave për të dalë në këto zgjedhje dhe të votojnë kandidatët më të mirë, që do të punojnë në të mirën e qytetarëve të këtyre komunave.

Bëj thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike, bazuar në Kushtetutën dhe ligjet tona dhe standardet më të larta demokratike ndërkombëtare.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb