TIRANE

Partia demokratike ka reaguar pas sfidës së hapur që kryeministri Edi Rama bëri ndaj opozitës. Në fjalën e tij nga sheshi ‘Nënë Tereza’  Rama sfidoi opozitën ndërsa u shpreh se nëse fiton një bashki më shumë në zgjedhjet e 30 qershorit, është i gatshëm të shkojë në zgjedhje të parakohshme në vjeshtë.

Këtij propozimi, PD i është përgjigjur përmes sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhi përmes një postimi në twitter:

“Propozimi i Ramës për zgjidhjen e krizës: “Më lini ti vjedh edhe zgjedhjet vendore dhe po ti fitojë opozita zgjedhjet që unë do vjedh, shkojmë pastaj në zgjedhje të parakohshme” shkruan Bardhi.

Whatsapp Image 2019 03 23 At 14.36.27

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb