TIRANË- “Nuk duhen minuar zgjedhjet”. Kështu deklaroi sot kreu i LSI-së, Ilir Meta i cili u distancua nga qëndrimet kategorike, një i tillë ishte ai i kryeministrit Edi Rama dje, në mbledhjen e grupit të PS-së kur tha se do hynte në zgjedhje edhe pa opozitën.

I pyetur se çfarë përgjigje ka për deklaratat e PS, e cila thotë se është e gatshme të hyjë edhe vetëm në zgjedhje, kreu i Kuvendit me ironi i kujtoi, aleatit të tij në qeveri, Edi Ramës se pluralizmi në Shqipëri ka ardhur që në 12 dhjetor të 1990-ës.

“Më vjen keq për këtë pyetje. Njoftoheni të gjithë se pluralizmi ka ardhur që në 12 dhjetor të 1990-ës në Shqipëri dhe ne duhet të gjithë të punojmë që këto të jenë zgjedhje të shkëlqyera, larg qëndrimeve kategorike që mund të na sillnin pasoja katastrofike, të padëshiruara për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe sidomos këta fëmijë”.

Meta komentoi edhe deklaratat e kreut të grupit parlamentar të forcës që ai drejton, Luan Ramës për situatën e kanabisit dhe punën që sipas tij, duhet të bënte policia, referuar raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Meta tha se deklaratat e tij janë transformuar.

PRONONCIMI I PLOTË I METËS
Z. Meta, dje ka pasur një deklaratë nga Luan Rama, Nënkryetari i LSI-së i cili tha se LSI nuk do të futet në zgjedhje pa u futur opozita?
Ju lutem mos i keqtransformoni mesazhet, të cilat bëhen për të çuar përpara zgjedhjet dhe jo për t’i minuar ato.

Çfarë përgjigje keni për PS kur thotë që është e gatshme të hyjë edhe e vetme në zgjedhje?
Më vjen keq për këtë pyetje. Njoftojini të gjithë që pluralizmi ka ardhur që në 12 dhjetor të vitit 1990 në Shqipëri dhe ne duhet të gjithë të punojmë që këto të jenë zgjedhjet e shkëlqyera larg qëndrimeve kategorike që mund të na sillnin pasoja katastrofike, të padëshiruara për Shqipërinë, shqiptarët dhe sidomos për të ardhmen e këtyre fëmijëve të mrekullueshëm.

(m.a/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: