“BalkanWeb” ka zbardhur detaje të reja nga takimi 90-minutësh i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, me krerët e opozitës së bashkuar jashtëparlamentare, kryesuar nga Lulzim Basha.

Burime nga mbledhja i thanë gazetarit të “BalkanWeb”, Osman Stafa, se opozita i bashkuar i ka kërkuar Kreut të Shtetit zgjedhje të parakohshme.

Gjithashtu, në takim opozita është zotuar për angazhim në Reformën Zgjedhore, teksa është shprehur se brenda javës do të publikojë një draft për këtë reformë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb