SHKODER– Zgjedhjet lokale të 2015 çdo ditë e më tepër shoqërohen me fakte interesante, jo vetëm sa i takon kandidatëve që garojnë për kreun e Bashkisë, por edhe emrave për Këshillat Bashkiakë. “Çudia” në këto zgjedhje vendore vjen nga qyteti i Shkodrës, ku në këtë garë elektorale i njëjti emër figuron i regjistruar si kandidat për anëtar në Këshillin Bashkiak në listën e disa partive.

Kështu, në listën e Komisionit Qendor të Zgjedhjeve kandidatja e PS-së për anëtare për Këshillin Bashkiak, Diana Muriqi, rezulton edhe si kandidate e G99 po për këtë Këshill Bashkiak.

Ndërsa ajo që bie në sy, është se në këto zgjedhje lokale, një 78-vjeçare, Goxhe Lazri, garon për anëtare në Këshillin Bashkiak nën siglen e PSD-së.

Por për Këshillin Bashkiak të Shkodrës nuk është çudi që anëtarë të një familje, madje të një fisi të kandidojnë nën siglën e partive të ndryshme. Kështu, Partia e të Drejtave të Mohuara, sjell në këto zgjedhje 27 kandidatë, ku 12 prej tyre mbajnë mbiemrin Bushaj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb