Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi, në një deklaratë për media, pas takimit që zhvilloi me presidentin Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve, foli më tepër për atë që ndodhi në takim.

Idrizi tha se PDIU dëshiron që të zgjidhen modalitetet sesi do të veprohet me votën e diasporës. Ai tha gjithashtu se PDIU pret edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për listat e hapura, që shqiptarët të votojnë kandidatin që ata duan. Sipas tij, pas datës 9 maj është koha më e favorshme për mbajtjen e zgjedhjeve.

Shpëtim Idrizi: Kishim diskutim formal me presidentin për datën e zgjedhjeve. Shpreha mendimin tonë, të ketë më tepër kohë për votimin e emigrantëve. Nevojitet kohë për modalitetet për votën e emigrantëve. Lëvizim mes datës 9 dhe dy datave të tjera. Do dëshiroja një datë sa më të arsyeshme. Ne presim një vendim të GJK për listat e hapura.

Do të shohim vendimin e GJK për listat e hapura, por duhet kohë për të kuptuar modalitetet sesi do të votojë diaspora. Janë datat dyfundore datat më të përshtatshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb