Sot është dita e pestë që nga nisja e regjistrimit të votuesve të diasporës për zgjedhjet e 11 majit.
Në të dhënat e fundit e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shihet se deri tani kanë aplikuar për t’u regjistruar 16.079 persona, ndërkohë që janë aprovuar vetëm 2.418 prej tyre.
Vijon që shumica e aplikimeve të kryhen nga meshkujt, me 68.3 përqind, ndërsa 31.7 përqind prej tyre janë kryer nga femrat.
Një staf i KQZ-së, punon me 3 turne për t’u përgjigjur kërkesave, duke i informuar për kalimin me sukses, apo refuzimin.
Aplikimet mbyllen në datën 12 mars 2025. Në 11 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë dhe parlamentin e ri.
Nëse jetoni jashtë Shqipërisë, për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 11 majit duhet të aplikoni në këtë LINK