Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një bashkëbisedim online me qytetarët, ka deklaruar se ka nisur blerja e votave në lidhje me zgjedhjet e 2025.

Kryedemokrati u ka bërë thirrje shqiptarëve që të denoncojnë akte të tilla, kudo që ndodhen, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama do të bëjë gjithçka për të siguruar mandatin e katërt, pasi ka frikë nga drejtësia.

“Ekipi po punon për rregullat më transparente dhe më të sigurta për votën e diasporës.
Dhe i siguroj emigrantët tanë, diasporën, shqiptarët jashtë vendit se PD do përcaktojë rregullat më të qarta.
Sikundër theksoj se më vijnë sinjale se kanë filluar blerjen e votës që tani, dhe ftoj shqiptarët ta evidentojnë këtë akt dhe ta denoncojnë qoftë në komunitetin ku janë, qoftë në Shqipëri, sepse e them se Edi Rama nuk do lërë mjet pa përdorur për të siguruar mandatin pasi e di se veprat e rënda penale që ka kryer i kushtojnë atij pjesën tjetër të jetës”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb