Në emisionin Open në News 24 u diskutua për zgjedhjet e 2025.
Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani deklaroi se Sali Berisha nuk është e ardhmja dhe është provuar se ai është i korruptuar. Gazetari Sulo tha se duhen ide që “shkundin”.
Ndërsa, kryetari i partisë Mundësia Agron Shehaj u shpreh se ajo që dëshiron të arrijë është një qeveri e vendit që nuk ka korrupsion.
Endri Shabani: Berisha nuk është e ardhmja.
Arion Sulo: Edhe unë jam që opozita mos ketë kandidat për kryeministër Berishën. Ku e keni përgatitjen, ku e keni stafin?
Endri Shabani: Unë kam çuar në GJK një kërkesë për të ndryshuar sistemin elektoral. Çfarë do që të bëjmë që të na besosh?
Agron Shehaj: Këtë pesimizmin për partitë e reja nuk e kuptoj.
Arion Sulo: Ide nuk keni, staf nuk keni. Duhet të gjeni një ide që “shkund”.
Endri Shabani: Ne kemi denoncuar korrupsionin.
Agron Shehaj: Thelbi është që të kemi qeveri të pakorruptuar. Unë jam për një betejë për t’i dhënë Shqipërisë një qeveri të pakorruptuar. Njerëzit mos gënjehen me broçkulla, besoni tek perceptimi juaj. Duhet që të bëhen transparente edhe financimet e partive.
(Balkanweb)