Deklaratave të gazetarit Ylli Rakipi në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24 iu përgjigj kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Sipas Ballës, është e pakuptimtë të thuash që Juncker e bën një deklaratë të tillë pasi po i mbaron mandati.

“Zoti Juncker është një prej profileve më të larta të politikës europiane në 5 vitet e fundit. Ka qenë kryeministër i Luksemburgut, kandidat për komisioner i PPE në zgjedhjet e vitit 2014, një prej figurave më të larta të së djathtës europiane ku aderon edhe PD e Shqipërisë. Është e pakuptimtë të thuash e ka mbaruar mandatin. Ai është në atë detyrë të paktën deri në 1 Nëntor. Mund të jetë edhe përtej 1 Nëntorit”,- tha Balla.

Socialisti shtoi se jo vetëm që nuk duhet të habitet njeri me qëndrimin e Juncker, por duhet të presin një qëndrim në një linjë të tillë edhe nga SHBA.

“Në orët që do vijnë edhe SHBA, do ketë një qëndrim të qartë në këtë linjë”,- tha ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb