TIRANE

I ftuar në emisionin A-Show në News 24, deputeti i PS-së Ervin  Bushati teksa komentoi situatën politike në vend, u shpreh se kreu i PD-së, Lulzim Basha ka prezantuar kandidatin në qytetin e Kukësit. Bushati e cilësoi të pashpjegueshme faktin që nga njëra anë PD prezanton kandidatin dhe nga ana tjetër Basha pretendon se nuk do hyjë në zgjedhje.

“Zoti Basha e ka prezantuar kandidatin e Kukësit, por nuk do hyjë në zgjedhje. Tani ma zgjidh mua këtë?!”-u shpreh Bushati.

Shano: Papunësia në vend duket sheshit. Fashistët e donin Tiranën më shumë se Veliaj e Rama

Bushati: Zoti Basha e ka prezantuar kandidatin e Kukësit, por nuk do hyjë në zgjedhje. Tashi ma zgjidh mua këtë

Sokol Shameti: Unë mendoj se të dy si dy përfaques të partive, janë shumë të ngjashëm me njeri tjetrin nga çmendojnë.

Bushati: Më kujtrohet pak kohët e realizmit socialist, ku të gjithë e kishin gabim dhe vetëm ne e kishim të drejtë. Pjesëmarrja në zgjedhje duhet të jetë patjetër. Dhe duhet të ketë një kastë që ne jemi në të drejtën tonë. E keni gabim, mund të keni disa argumenta politik, por testohen në zgjedhje, ose ata janë të çmendur dhe si në kohën e Enverit vetëm ne jemi të saktë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb