TIRANË

Analisti Andi Bushati i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 foli për krizën politike, aktorët në lojë si dhe për faktin se si duhet të veprojë opozita në datën e zgjedhjeve në 30 qershor.

Ai theksoi se mbajtja e zgjedhjeve me 30 qershor do të vendosë vijën ndarëse mes demokracisë dhe  regjimit. Sipas Bushatit, këtë maxhorancë dhe modelin e qeverisjes së saj  do ta kishte zili edhe  Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

“Datën e zgjedhjeve nuk e vendos një ambasador, por e vendos Presidenti i Republikës. Mbështetjen e ndërkombëtare, qeveritë shqiptare e kanë pasur edhe kur kanë patur Sorosin kundër.E para e punës unë mendoj se nëse Rilindja zhvillon zgjedhje, presidenti duhet të japë dorëheqjen. Presidenti ka dy rrugë: ose të dalë me nder nga kjo situatë, ose të mbetet një kukull në dorë të qeverisë. Ky është një shtet, të cilin sot edhe Erdoganin do ta kishte zili pasi vepron vertikalisht. Opozita ka bërë një gabim të madh, që kur dogji mandatin, ka përkundër në mëndje të njerëzve se kjo do të jepte një zgjidhje shumë të shpejtë.

Nuk ka regjime që bien me dekrete presidenciale. Kjo është një betejë e gjatë për të kuptuar se njerëzit të ndërgjegjësohen se jemi përballë një regjimi.  30 qershori është një vijë ndarëse mes demokracisë dhe regjimit.  Ata janë aq të fortë , sepse ata të mbytin që në vatër. Nuk mund të zihet një luan me një shpend të vogël.Gjëja më e mirë që mund të bëj opozita janë fotografitë, kamerat, celularët para çdo qendre votimesh, që të identifikojë sa po hyjnë dhe sa nuk po hyjnë. Gjithmonë për t’u fokusuar tek pjesëmarrje”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb