TIRANE- Në prag të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, ndërkombëtarët përcjellin mesazhet e tyre për qytetarët shqiptarë, duke u bërë apel që të dalin në votime ditën e diel. Ambasadori amerikanë në vendin tonë, Donald Lu ka përcjellë një mesazh në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, ku e ka konsideruar pjesëmarrjen në votim si pjesë e të ardhmes së një kombi.

Ambasadori Lu shpreson që ditën e diel të gjithë qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre për zgjedhjet vendore.

“Më kujtohet hera e parë që votova, në 1984 në Kaliforni. Ishte e jashtëzakonshme të isha pjesë e diçkaje shumë më të madhe se unë dhe të ushtroja detyrën time si qytetar. Të votosh do të thotë të jesh pjesë e së ardhmes së kombit tënd. Unë shpresoj se të gjithë ju do të shkoni për të votuar të dielën”, shkruan amabasadori Lu.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb