Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, i ftuar në programin “Opinion” në Neës24, duke folur për zgjedhjet e 11 majit, ka deklaruar se 70 përqind e votuesve nga diaspora janë pro ndryshimit dhe rotacionit politik.
Ai shtoi se Paria Demokratike është duke punuar shumë sa i përket fushatës, por ka shtuar se po përballet me një parti në pushtet që shfrytëzon paratë e korrupsionit dhe presionin ndaj njerëzve për të shtuar ndikimine tyre.
“Të gjithë ne duhet të mobilizohemi për të sensibilizuar shqiptarët që jetojnë jashtë që të votojnë për ndryshimin e madh që vendi ynë do të realizojë më 11 maj.
PD është në ritme pune të fortë, në të gjitha strukturat, në kontakt me njerëzit etj.
Vota e emigrantëve sukses historik, shumë e rëndësishme për ndryshimin politik të Shqipërisë.
70 përqind e emigrantëve duan ndryshimin, ndaj po bëjmë gjtihccka që të përfshihen në proces që të bëhen bashkëfitues në përmbysjen e regjimit.
PS po punon duke shfrytëzuar paratë e korrupsionit dhe presionin ndaj njerëzve, një fushatë siccc është mësuar ta bëjë gjithmonë.