Pasditen e së enjtes, kreu i Nismës ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, së bashku me nënkryetaren dhe njëkohësisht kandidaten për deputete në qarkun e Tiranës, avokate Dorina Prethi, zhvilluan një takim me qytetarët në lagjen Don Bosko, Tiranë.
Gjatë bashkëbisedimit me mbështetësit dhe simpatizantët, u diskutuan çështje kyçe për qytetarët dhe u shpalos programi paraprak i Nismës “Shqipëria Bëhet” për të ndërtimin e shtetit.
(Balkan Web)