Tri ditë para shpërndarjes zyrtare të fletëve të votimit për emigrantët, në Shqipëri kanë mbërritur votat e para nga diaspora. Kutitë përkatëse janë vendosur në Parkun Olimpik në Tiranë dhe janë nën vëzhgim të vazhdueshëm përmes kamerave të sigurisë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me në krye Ilirjan Celibashin, bashkë me përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, kanë marrë në dorëzim zarfet.

Pasi të kontrollohen për dëmtime, fletët e votimit do të sistemohen sipas qarqeve përkatëse. Përmes një pajisjeje të posaçme elektronike, do të përcaktohet se nga cili shtet ka ardhur çdo votë dhe për cilin qark është destinuar.

Zarfet do të hapen më 11 maj, në të njëjtën kohë me nisjen e numërimit të votave brenda territorit shqiptar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: