Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka njoftuar se turi i diasporës do të vijojë në Itali.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se ditën e dielë do të mbahet një takim në orën 16:00 me shqiptarët në Brescia.

“Të dashur miq, më 13 prill, ora 16:00 zhvillojmë takimin e radhës me diasporën në Brescia të Italisë! Të gjithë bashkë t’i bashkohemi “Shqipërisë Madhështore”
Teatro Clerici , Via San Zeno 168”, shkruan Berisha.

Më parë, gazetari Osman Stafa raportoi se pjesë e takimit do të jetë edhe këshilltari i fushatës së PD Chris LaCivita.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb