Kandidatja e PD në qarkun e Tiranës, Dhurata Çupi zhvilloi një takim elektoral me banorët e Astirit, ku dëgjoi nga afër problematikat e mungesës së infrastrukturës në këtë zonë, sic janë shkollat, çerdhet apo kopështet.

Në një postim në rrjetin social facebook, Çupi shkruan: “Në orët e mbasdites, nje takim me banorë të zonës së Astirit. Mijëra banorë pa asnjë shkollë, çerdhe apo kopësht.

Pa infrastrukturë dhe pa vëmendje nga qeveria.  Diskutuam për zgjidhjet dhe mundësitë e zhvillimit infrastrukturor”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb