Lefter Gështenja, deputet i PD-së, në emisionin “Opinion” në News24, tha se protestat massive bëhen në sheshe dhe Partia Demokratike e ka treguar se i bind njerëzit të dalin në sheshe.

Gështenja tha se protesta ia arriti qëllimit të saj, u arrit një sensibilizim te qytetarët.

Deputeti democrat theksoi se kjo qeveri duhet të largohet një orë e më parë. “Qytetarët nuk duhen bindur vetëm e propagandë e denoncime.
“PD dhe opozita nuk mundet të shkojë në zgjedhje e copëtuar. Kemi nevojë për çdo votë, s’kemi luksin të humbasim asnjë votë dhe jo më 1 mijë, 2 mijë apo 5 mijë vota”, tha Gështenja.

Ai tha se po punohet fort që të kemi një bllok opozitar të unifikuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb