Situata brenda PD-së dhe mobilizimi i deputetëve opozitarë në aksionin opozitar, është diskutuar në “Opinion” në News24 me anëtarin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha.

Referuar protestës së fundit të opozitës, Hoxha tha se policia kishte si qëllim të procedonte penalisht drejtuesit e opozitës dhe të arrestonte protestuesit.

“Policia është vendosur në shërbim të narko-regjimit. Ky vend ka kaluar me dhjetra ministra të Brendshme ndër vite, është turp që ky i fundit të mbahet mend për bëmat e tij, sjelljen brutale të policisë ndaj protestuesve paqësorë. Edhe sikur me lule të protestojmë të jeni të bindur që policia ashtu do të reagojë”, tha Hoxha.

Ai u shpreh se aksionet politike të opozitës janë përmbushur. “Ne kërkojmë një qeveri kujdestare që të çojë vendin në zgjedhjet e 11 majit”, tha Lisandër Hoxha.

Ai tha se për për fituar opozitën nuk e pengon pjesëmarrja në zgjedhje, por mënyra se si zbatohet Kodi Zgjedhor.

“Kryeministri e konsideron Kodin Zgjedhor një kinezëri dhe çfarë bën, 3 muaj para zgjedhjeve, nxjerr një vendim që do të shpërblejë pensionistët”, tha Hoxha. Sipas tij, nëse nuk zbatohet Kodi Zgjedhor, keqpërdoret administrate, çfarë i mbetet PD-së të bëjë në zgjedhje.

Hoxha tha se është i bindur që do të arrihet objektivi për një qeveri kujdestare për zgjedhjet, ku më pas do të fitojë më i miri.

“Është bllokuar rotacioni në Shqipëri”, tha Hoxha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb