Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24 tha se Partia Demokratike është e hapur për koalicion me të gjitha partitë përveç atyre që janë krijuar nga Agron Shehaj, Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj.

Noka tha se këto parti janë krijuar nga Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe Soros.

“Partinë e Shehajt e ka krijuar Erion Veliaj, ndërsa ato partitë e tjera të lapajt dhe Shabanit, i ka krijuar Soros”, tha Noka.

Ai tha se Agron Shehaj duhej të dorëzonte mandatin e deputetit, pasi është votuar nga demokratët, dhe më pas mund të vijonte me çdo projekt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb