Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, ka komentuar situatën aktuale politike dhe objektivat e PS-së për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke shprehur bindjen se socialistët do të rrisin numrin e mandateve në Tiranë.

Në një intervistë për News24, Qefalia theksoi se vendimi për listën e hapur ishte i ditur prej kohësh dhe se ai vetë ka ruajtur të njëjtën zonë elektorale, duke besuar se qytetarët do ta mbështesin sërish.

“Nuk e kam mësuar në ditët e fundit që do të jem në listën e hapur. PS që në asamblenë e mbajtur në Durrës u tha se figurat e vjetra do të jenë në listën e hapur. Unë nuk e kam ndërruar asnjëherë zonën time elektorale dhe besoj se ndaj qytetarët më kanë vlerësuar mandat pas mandati, ndaj edhe besoj se do të jem sërish në parlament pas këtyre zgjedhjeve”, tha ai.

Sa i përket aspiratave të partisë, Qefalia theksoi se PS synon të ketë “shumë më shumë” mandate në Tiranë se sa në zgjedhjet e vitit 2021, duke shpalosur ambicien për “të paktën 21-22 mandate”.

“Besoj se Partia Socialiste aspiron që të ketë shumë më shumë mandate se në zgjedhjet e vitit 2021 në Tiranë, besoj se PS synon të ketë të paktën 21 ose 22 mandate në Tiranë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb