TIRANE- Partia Socialiste mbledh ditën e sotme Asamblenë Kombëtare. Ashtu siç ishte parashikuar, Asambleja do të mbahet në orën 10:00, në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet.
Fokusi kryesor u Asamblesë do jenë zgjedhjet e 18 qershorit, ndërsa pritet që në të vendoset formalisht thirrja e Kongresit Zgjedhor të PS-së në 29 prill.

Pjesëmarrës në Asamble do të jenë të gjithë eksponentët kyç të fushatës deri në nivelin më të ulët, kryetarët e njësive administrative, 61 kryetarët partie, 61 kryetarët partie, koordinatorët elektoralë.

Kryeministri Rama më herët ka bërë të qartë se ditën e asamblesë do të përzgjidhet dhe kandidatura zyrtare për kryebashkiak të Kavajes, pas shkarkimit të Elvis Rroshit, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Do jete kreu i PS se Tiranes Sajmir Tahiri që do hapë mbledhjen për t’u ndjekur më pas nga kryebashkiaku Veliaj dhe Edi Rama.

Procedurat partiake sanksionojnë që në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, të miratohet zyrtarisht rendi i ditës së punimeve të kongresit elektoral. Forumi më i lartë vendimmarrës në PS, përkon me mbylljen e kësaj legjislature dhe nisjen zyrtarisht të fushatës zgjedhore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: