SHBA

Ish-kryebashkiaku i New York, Michael Bloomberg, ka njoftuar  se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 2020-ës. Sipas raportit të Neë York Times, Bloomberg në vend të sfidojë direkt Donald Trump, pretendon të përdorë kërkesat e tij për të ndaluar planet e presidentit.

Ish-kryebashkiaku i New York do të marrë pjesë në mënyrë aktive në zgjedhjet e 2020, duke organizuar dhe financuar opozitën e Trump.

“Nuk do garoj për presidencën, por do lëshoj fushatën e re: Beyond carbon”, konfirmon Bloomberg duke shtuar se nuk e ka fshehur kurrë që Trump është një kërcënim për vendin.

Fushata “beyond carbon’ pretendon të shtyjë Amerikën në mënyrë të shpejtë larg gazit dhe naftës duke bërë objektiv 100 % të ekonomisë energjinë  e pastër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb