Sot është afati i fundit për regjistrimin e partive për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. KQZ ka pranuar sot kërkesat e disa partive.
Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se KQZ ka vendosur regjistrimim e 16 subjekteve politike dhe 1 kandidati të pavarur në zgjedhjet e 25 prillit.
Partitë që janë regjistruar janë LSI, PS, PD, PBDNJ, PR dhe PSD, të cilat janë regjistruar zyrtarisht nga KQZ.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi seancë publike në mbështetje të paragrafit 2 nenit 19, dhe shkonjës “n”, paragrafi 1, të nenit 19, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, për shqyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të tij.
Komisioneri shqyrtoi projektvendimet për kërkesat për regjistrim si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021, të 16 partive politike dhe 1 komiteteti nismëtar. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Komisioneri vendosi të regjistrojë si subjekte zgjedhore partitë politike dhe komitetin nismëtar:
1. Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar;
2. Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane;
3. Partia Kombëtare Konservatore Albania;
4. Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare;
5. Partia Bashkimi Liberal Demokrat;
6. Partia Socialiste e Shqipërisë;
7. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim;
8. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut;
9. Partia Demokratike e Shqipërisë;
10. Partia Republikane Shqiptare;
11. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë;
12. Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen;
13. Partia Nisma Thurje;
14. Partia Social Demokrate;
15. Partia Aleanca Kombëtare;
16. Partia Demokracia Sociale;
17.Regjistrimin e komitetit nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Iljaz Shehu si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Lezhë.