Mbi 42 mijë aplikime për të votuar nga diaspora në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë. Ky fakt është bërë i ditur nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi

Elezi për Gazetën Metro ka thënë se deri tanë janë pranuar rreth 42 mijë aplikime, por që numri i saktë i votuesve në diasporë do të dihet pas vlerësimit të këtyre aplikacioneve.

“42 mijë aplikacione për të votuar janë pranuar në KQZ nga diaspora. Numri i saktë i votuesve në diasporë do të dihet pas vlerësimit të këtyre aplikacioneve. 42 mijë aplikantë përafërsisht janë 5 përqind e elektoratit aktiv kosovar. Nuk është përmbyllur shqyrtimi i tyre. Tek pastaj e dimë shifrën e saktë se sa persona janë regjistruar të suksesshëm si votues jashtë Kosovës”, tha Elezi. Ai mes të tjerash tha se në zgjedhjet e vitit 2017 janë pranuar rreth 20 mijë aplikime, janë aprovuar 15 mijë, ndërsa kanë votuar me postë rreth 5 mijë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: