NGA ANILA JOLE
ATHINE
-Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian deklarojnë se nuk ndikojnë mbi elektoratin grek në zgjedhjet e parakohshme. Krerët e këtyre institucioneve deklarojnë se teoritë për daljen e Greqisë nga euro janë spekulime, por paralajmërojnë së ndërprerja e kësteve nga ana e Greqisë, do të thotë ndërprerje e pagesave nga ana e BE
Komisioneri Europian i çështjeve financiare, Pierre Moscovici, ka deklaruar se Komisioni Europian “nuk pozicionohet” në fushatën elektorale në Greqi.“Elektorati do të zgjedhë i lirë udhëheqësit e vet”, theksoi Moscovici. Ndërkaq zërat për një largim të mundshëm të Greqisë nga eurozona janë humbje kohe dhe lëvizin në kahun e gabuar, deklaroi nënpresidenti i Komisionit Europian Jerky Katainen, që nënvizoi se pjesëmarrja në euro është e parevokueshme. Bindjen se Greqia do të qëndrojë në eurozonë, ka shprehur presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, që i cilësoi si spekulime diskutimet rreth një “Grexit”-i të mundshëm , duke kërkuar nga të gjithë që të presin rezultatin e zgjedhjeve. Schulz shtoi se i ka thënë Aleksis Tsipras se një ndërprerje e njëanshme e kësteve nga ana e Greqisë. do të shkaktonte edhe ndërprerjen e pagesave nga ana e BE, theksoi ndërkaq se turbulencat në tregjet financiare nuk i kanë shkaktuar kurrë deklarata e liderit të SYRIZA-s, por përplasjet në Bruksel dhe në Berlin. Ndërkaq kreu i grupit parlamentar të socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Europian, Giani Pittella, në përgjigje të deklarimeve të der spiegel shporehet se “fakti që forcat e djathta gjermane po përpiqen të veprojnë si sherif në Greqi apo në shtetet e tjera anëtare, nuk është vetëm i papranueshëm, por mbi të gjitha gabim”. Ndërsa kreu i liberalëve, po në Parlamentin Europian, Guy Verhofstadt, apeloi që të ndërpritet çdo diskutim lidhur me atë që quhet “Grexit”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb