TIRANE

Pasi Kuvendi rrëzoi sot draftin e Partisë Demokratike për vettingun në politikë, analisti dhe publicisti Bensik Mustafaj pohoi se kjo gjë pritej. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Mustafaj tha se opozita duhet të kishte një dosje më të plotë, në mënyrë të tillë që edhe Komisioni i Venecias të kishte një qëndrim më të qartë.

“Rrëzimi i draftit pritje. Fakti që ky raport shkoi në Venecia, opozita duhet te kishte dosje me te plote, që edhe Komisioni të kishte qëndrim me të qartë”, tha ai.

Pyetjes në lidhje se a mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme me këtë kod zgjedhor, ish-ministri në kohën kur qeveriste e djathta tha se: “Kodi në vetvete është i keq për të dyja palët, ose i mirë për të dyja palët. Duhet të bindemi që për të dyja palët të jetë i denjë. Që në 2008 unë kam votuar kundër këtij Kodi Zgjedhor. Mendoja se është një kod i keq, dhe si hap rrugën meritokracisë. Ishte në kushtet e marrëveshjes të bërë me Ramën dhe Berishën për të rritur pushtetin e kryetarëve. S’do doja që kodi të përdorej si pretekst për zgjedhje të parakohshme. Unë si qytetar do isha dakord që të bëheshin zgjedhjet dhe me këtë kod”.

Teksa u ndal tek fakti që opozita theu bojkotin dhe u kthye në Kuvend, Mustafaj tha se kjo gjë duhej të ishte bërë më parë.

“Opozita politike në parlament duhet të ndërtojë mekanizmat e saj politik në Kuvend, për ta bërë të besueshëm një vendim të tillë. Ata nuk thonë e qeveria është e mirë dhe opozita e keqe. në zgjedhje të parakohshme, e detyrojnë klasën politike që të ketë një seriozitet tjetër kur paraqiten para opinionit publik. E shohin se pakënaqësia është në shesh, tek populli. Kurrë në jetën politike s’kam qenë dhe s’janë dakord që kundërshtarit t’i jepet karrigia bosh. A ta duhet të ishin kthyer me kohë. Si shoh ata produkte politike të shpresuara nga ky bojkot. Opozita nuk arriti ndonjë gjë të madhe nga ky bojkot. Preteksti për t’u kthyer ishte serioz, për studentët. është akt i mirë, por është i vonuar. Në një sistem demokrat, as rrjetet sociale e mitingjet e rrugës nuk mund ta zëvendësojnë Kuvendin”, pohoi ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb