Pas vendimit të qeverisë maqedonase për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, Lëvizja Besa e ka mirëpritur propozimin e kryeministrit Zoran Zaev.


Nga ky subjekt politik ri-konfirmojnë qëndrimin e tyre për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në kohë sa më të shpejtë.


“Për fat të mirë, sugjerimin e Lëvizjes BESA për zgjedhje të parakohshme parlamentare e kuptoj drejt dhe qartë edhe kryeministri i vendit Zoran Zaev, i cili përfundimisht e kuptoi se është koha që legjitimiteti t’i kthehet sovranit, i cili do të vendosë se kujt do t’i bartë përgjegjësinë për të udhëhequr me shtetin pas zgjedhjeve parlamentare”-thuhet mes tjerash në reagimin e Lëvizjes Besa.
Ky vendim vjen një ditë pas dështimi të negociatave me BE.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: