Pjesëmarrja e votuesve nga komunat e banuara me shumicë serbe në zgjedhjet e Kosovës shënoi rritje të madhe në krahasim me të gjitha zgjedhjet e deritashme. Sipas autoriteteve, procesi zgjedhor në këto komuna është zhvilluar pa probleme, me gjithë përçarjet e fundit brenda komunitetit serb, që u përshkuan edhe me incidente gjatë fushatës para zgjedhore.

Kosova votoi të dielën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të tretat me radhë që kur vendi shpalli pavarësinë në shkurt të viti 2008.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votime ishte 41.45 për qind, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2014 përqindja e votuesve ishte 42.08 për qind.

Kur janë numëruar mbi 90 për qind të votave, koalicioni i Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, kryeson me 34.66 për qind, lëvizja Vetëvendosje 26.57 për qind dhe koalicioni i Lidhjes Demokratike, Aleancës Kosova e re dhe Alternativës ka 25.83 për qind.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb