Populisti holandez i krahut të djathtë, Geert Wilders pësoi humbje të rëndë në zgjedhjet europiane, pasi partia e tij humbi të katërt vendet e saj në PE.


Rezultatet paraprake treguan se Partia e Lirisë (PVV) arriti vetëm 3,5 % të votave.


Wilders e quajti rezultatin “zhgënjyes”, por theksoi në Twitter, se ”partia e tij PVV do të kthehet përsëri”.


Megjithatë, partia e tij mund të marrë vend në parlamentin e BE, nëse Britania e Madhe largohet nga blloku.

Ai dëshiron që Holanda të largohet edhe nga BE, por kërkon të përfitojë nga procesi Brexit.

Nëse Britania e Madhe del nga BE, Holanda do të marrë tri vende, ku një prej të cilave do të shkojë në partinë e tij.

Një tjetër parti e krahut të djathtë holandez përfitoi nga rënia e votës për Wilders.

”Forumi për Demokraci” i Thierry Baudet, një parti që nuk ekzistonte pesë vjet më parë, fitoi tri vende.

Etiketa: