Pas përfundimit të procesit të votimit në Himarë, raportohet se deri më tani ka përfunduar dorëzimi i materialeve zgjedhore për 21 Qendra Votimi nga 36 në total.

Bëhet me dije se janë edhe 15 kuti votimi për t’u dorëzuar në KZAZ.

Komisionet e Qendrave të Votimit po vazhdojnë dorëzimin e materialeve zgjedhore në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve numër 88.

Së bashku me kutitë e votimit dhe materialeve zgjedhore, po dorëzohen edhe pajisjet e identifikimit elektronik (PEI), por edhe kamerat që janë përdorur gjatë procesit të votimit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb