Analisti Genc Burimi, në një lidhje live në edicionin e lajmeve në News 24 komentoi rezultatin e zgjedhjeve franceze.
Burimi tha se zgjedhjet e Francës nuk kishin surpriza. Ai tha se francezët shmangën të keqen e madhe, atë që Le Pen të merrte shumicën absolute të vendeve. Sipas Burimit, gjithsesi me këtë rezultat, parlamenti mbetet i paralizuar.
Genc Burimi: Zgjedhjet nuk kishin surpriza. 50 përqind ishin shanset që Le Pen të bënte një qeveri të saj dhe opsioni i dytë ishte që blloqet e tjera ta frenonin Marine Le Pen dhe këta të dytët ia dolën ta frenojnë të djathtën ekstreme. Macron për mendimin tim do krijojë prapë qeverinë dhe ajo qeveri mund të bjerë e më pas të krijohet qeveri teknike.
Situata nuk u qartësua, ashtu siç tha Macron përpara se të lajmëronte mbajtjen e zgjedhjeve. U shmang e keqja e madhe, që Francën ta drejtojë Le Pen. E keqja e madhe, ku Franca do të ishte pro Putin u shmang, por kemi parlament të paralizuar. Tani nuk ka më politike fashiste, tani ka gëzim, nuk ka më kaos.
(BalkanWeb)