Kryetari i Bashkisë së Kavajës Isa Sakja përmes një statusi në “Facebook” shkruan se këto janë zgjedhje farsë.

Sakja shprehet se zgjedhjet bëhen sipas divizës “gjithë pushteti sovjetëve”, kurse shton se qytetarët e Kavajës dhe Shqipërisë duhet të përbuzin këto zgjedhje.

Postimi i Sakjes:

Te dashur miq,

Rilindja ka ftuar njerezit te votojne neser ne nje proces pa gare, pa konkurence,pa rivalitet politik.

Ne nje proces absurd qe na kthen pas ne sistemin diktatorial ku kandidati eshte i partise, komisioneret te partise, vezhguesit e partise, numeruesit e partise: “ Gjithe pushteti i sovjeteve”?

Une ju ftoj ta perqeshni kete farse; perqeshini sesi kane perfunduar duke u kthyer tek votimet e frymezuesit dhe idhullit te tyre shpirteror, diktatorit Hoxha!

Perqeshini qe t’i ndihmojme ta shohin e ta ndjejne lakuriqesine e tyre te peshtire!

Tallini!

Injorojini!

Une ju ftoj t’i bashkoheni kauzes se Partise Demokratike per standarte euroatlantike te zgjedhjeve qe kerkojne ndeshkim te krimeve elektorale , pa manipulime, pa presione mbi administraten, pa kriminele e drogaxhinj ordinere!

Une neser nuk do te shkoj te votoj!

Si une qindra e mijera qytetare te ketij vendi qe i dhemb Shqiperia dhe e duan ate!

Ju ftoj te beni te njejten gje.

Jane ne euforine e marrezise se fundit te tyre!

Jane te mbaruar!

#unenukvotoj

#uneeduashqiperinemestandarteeuroatlantikenezgjedhje

#unebesojtekndjenjaelirise

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb