TIRANË

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ka votuar pak çaste më parë në Tiranë, ndërsa ka komentuar edhe mospjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet lokale. Ai tha se këto zgjedhje kanë një defekt të madh pasi nuk merr pjesë opozita kryesore e vendit.

Sipas Moisiut, braktisja e Kuvendit dhe djegia e mandateve nga opozita ishte një fatkeqësi, e cila sipas tij, nuk duhej të ndodhte. Në fund ai kishte edhe një apel për politikanët, ku u kërkoi  që t’i thërrasin arsyes dhe të punojnë për interesat e vendit.

“Kryeva detyrën time si qytetar. Mendoj që sigurisht se këto zgjedhje kanë një defekt, pasi nuk merr pjesë opozita kryesore. Kjo nuk është një gjë e mirë. Unë e thashë se për mua  kjo ka qenë një fatkeqësi, por nuk duhet të ndodhte dhe nuk duhej të digjeshin mandatet dhe të bojkotoheshin zgjedhjet. Uroj që kjo situatë të zgjidhet sa më parë. Unë lexova edhe  një deklaratë  të personaliteteve të shquara dhe kam bindjen se politikanët shqiptarë do t’i thërrasin mendjes, sepse nuk ecet kështu përpara”-tha ai.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb