Në rubrikën “Opinion” në News24 zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj komentoi deklaratat e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për të bërë një tunel në Sheshin Skënderbej për të cilën tha se qëllimi i tyre është vetëm ta shkatërrojë.

“Ata vetëm kanë fjetur gjumë. Të gjithë e dinë. Në 2011 ishte bërë gjithë ajo punë në Sheshin Skënderbej. Sot pretendojmë që të garojnë dhe pretendojnë që sheshin Skëderbej ta shkatërrojnë. Për ekspertët e Këlliçit kam dyshimet e mia” shtoi Hodaj.

Gjithashtu gjatë bisedës në studio, Hodaj tha se edukimi dhe arsimi i një qyteti i shërben të ardhmes.

“Të kandidosh për forcën më të madhe politike në vend është privilegj dhe përgjegjësi. Këtë besim të qytetarëve që na votojnë duhet ta kthejmë pas me punë”, u shpreh ai.

Më tej theksoi se premtimet e bëra të Belind Këlliçit janë absurde dhe të pabazuara në projekte serioze.

“Po mundohemi, që ashtu si është Tirana qendër, ne ta transferojmë edhe në periferi. Ne detyrohemi të blejmë tokë private, pasi planifikimi urban ishte i tillë. Sot e paguajmë sa frengu pulën, por nuk jemi pishman pasi po sjellim shkolla të reja. Çështja e pemëve është simbolikë. Në vend që t’i lëmë qytetit nesër postera të ngjitur në mure, ne do t’i lëmë pemë. Ky është vizioni jonë për të ardhmen dhe kjo është diferenca e madhe. Ne flasim nga eksperienca, dimë ku ishim, ku jemi dhe ku do të shkojmë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb