KOSOVË

Një numër i konsiderueshëm i serbëve  janë mbledhur në sheshin “Car Lazar”, në veri të Mitrovicës, aty ku po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune. Tubimi i tyre është bërë me qëllim që të votojnë në mënyrë të organizuar në qendrat e votimit,  zgjedhje këto që kanë nisur me rregullësi në orët e para të kësaj të diele.


Deri më tani në vendvotimin në shkollën teknike në Mitrovicën e Veriut kanë votuar kreu i Listës Serbe Goran Rakiç si dhe nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiç.


Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuric, siç raportojnë mediat kosovare nuk është lejuar të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës edhe pse kishte paralajmëruar një vizitë të tillë.


(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb