TIRANE

Kreu i KQZ-së Klement Zguri në një dalje për mediat ka komentuar aktet e institucionit që përfaqëson pak para zgjedhjeve lokale në vend. Sipas Zgurit, të tre aktet i shërbejnë objektivit për rritjen e transparencës së fushatave gjatë zgjedhjeve.

“Të tre aktet i shërbejnë objektitvit për rritjen e transparencës së fushatave, si të tilla ata marrin rëndësi të veçantë se përfaqësojnë një copë të mirë reforme. Ne jemi të bindur se zgjedhjet që vijnë synojnë përmirësim, sa i përket financimit dhe transparencës financiare.

Nga zbatimi i këtyre akteve presim më shumë ligjshmëri. Në zgjedhjet e ardhshme ligjore, kjo do të thotë më shumë transparencë më pak informalitet, të tre aktet u bënë pas një punë itensive të KQZ në mbështetje me ndërkombëtaret dhe ekspertët.

Indentifikimin e metodologjive që mund të përshtaten në vendin tonë. Prandaj unë dua sot përmes kësaj deklarate publike të falënderoj parterët ndërkombëtar.”- shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: